Votimi realizohet vetëm nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook të Agjencisë Kombëtare të Turizmit: Visit Albania. Ne kete faqe, kërkoni për albumet e mëposhtme
Për të votuar, hyni në secilin album dhe klikoni butonin “like” tek fotot, reels-at apo krijimet CGI që ju pëlqejnë më shumë. Ju mund te beni like sa materiale te deshironi.
Juria e konkursit do të shpallë 2 kategori fituesish:
"Kontribues në Promovimin e Turizmit Shqiptar"
• Do të marrin këtë titull pjesëmarrësit puna e të cilëve do të jetë pjesë e 800 fotografive dhe 100 video reels më tërheqëse.
• Do të marrin këtë titull pjesëmarrësit që do të fitojnë çmimet sipas kategorive. Për çdo kategori do të ketë 2 fitues për fotografinë më të mirë, 1 për video reels më te mirë dhe 3 fitues në kategorinë CGI. Sipas kësaj ndarje nga 11 kategoritë do të shpallen 33 fitues që do të përzgjidhen nga votimi i jurisë të cilët do të shpërblehen me një çmim prej 20,000 (njëzet mijë) lekë secili.
• Do të marrin këtë titull pjesëmarrësit që do të vlerësohen nga votat online të publikut nëpërmjet faqeve zyrtare në Facebook (Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe Visit Albania). Nga ky votim do të zgjidhen 3 fitues, 1 për fotografinë, 1 për reel dhe 1 për realizimin CGI më tërheqës. Fituesit do të shpërblehen me një çmim prej 30,000 (tridhjetë mijë) lekë secili.
"Ambasador në Promovimin e Turizmit Shqiptar"
Do të marrin këtë titull 4 fitues të cilëve u janë përzgjedhur mbi 10 fotografi dhe/ose reels të vlerësuara si më tërheqëset nga juria. Secili prej tyre do të shpërblehet me një çmim prej 50,000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
Emrat fitues do të listohen në faqet zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Turizmit: akt.gov.al dhe albania.al
*Përdorimi i fotove dhe reels-ave të përzgjedhura, për qëllime promovuese nga Agjencia Kombëtare e Turizmit do të jetë jo ekskluziv dhe nuk ju pengon ju për t'i publikuar ato ku të dëshironi.